Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Mickoski: “Non- paper” u krijua nga Zaev, Fajon dhe Picula, më tha Jansha në një bisedë

1 min read

– Sot bisedova me Kryeministrin e Sllovenisë, z. Jansa sepse ne jemi miq, ai më tha diçka tjetër. Ai më tha se Tanja Fajon, Tonino Picula dhe Zoran Zaev krijuan një letër të ngjashme që po përhapet në të gjithë Evropën – tha Mickoski.

Mickoski shtoi se mbase ai dokument do të njihet shumë shpejt nga qytetarët e Maqedonisë.

 – Dhe Z. Jansa përcjell mbështetjen e tij të jashtëzakonshme për popullin maqedonas, qytetarët e Maqedonisë, për Maqedoninë dhe e sheh të ardhmen e Maqedonisë vetëm në një Evropë të bashkuar – shpjegoi Mickoski.

Ai tha se Jansa e sheh të ardhmen e Maqedonisë drejt një Europe të bashkuar dhe të mos harrojë se ai do të kryesojë BE-në për dy muaj nga sot dhe do të jetë një faktor shumë i rëndësishëm.