Mickoski premton pagë prej 750 eurosh dhe legalizimin e tregtisë me kriptovaluta

vull

ryetari i VMRO-së Hrisitian Mickoski ka premtuar se nëse vjen në pushtet do të sigurojë pagë prej 750 eurosh. Ai njoftoi se ekipi i ekonomistëve në VMRO-DPMNE ka zhvilluar dhe konceptuar rritjen e pagës mesatare në vend për një kohë të gjatë.

Kreu opozitar ka thënë se ky është koncepti “Maqedonia për të gjithë”, në kuadër të të cilit do të jetë edhe legalizimi i tregtisë me kriptovaluta. Sipas tij, në këtë mënyrë qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të përfshihen drejtpërdrejt dhe do të njihen me trendet evropiane dhe botërore.

Për këtë VMRO-DPMNE do të propozojë një ligj të veçantë. Kreu i VMRO-së deklaroi se kjo do të përmirësojë imazhin e vendi të përfshirë nga krimi dhe droga.

Në anën tjetër, kryeministri Zaev deklaron se vendi ka bërë përparime gjatë qeverisjes së LSDM-së, duke përmendur se paga minimale u rrit për 65 përqind, ndërkaq papunësia prej 24 përqind u ulë në 16 përqind. /SHENJA

Next Post

ALEANCA PËR SHQIPTARËT: Mijallkov shpallet i pafajshëm, koalicioni SDSM-BDI dha frytin e radhës

Dje ishim dëshmitarë të konfirmimit të koalicionit të krimit dhe korrupsionit SDSM-BDI, të cilin u munduan ta arsyetojnë me alibi qesharake. Sot dolën arsyet dhe frytet e vërteta të këtij koalicioni. Gjykata Penale në Shkup shpalli të pafajshëm ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, partner në bizneset dhe tenderët e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: