Ministri Çupi u takua me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, znj. Kate Byrnes! U.S. Embassy North Macedonia

vull
Disa ditë para udhëtimit për të takuar diasporën në Shtetet e bashkuara të Amerikës, në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ministri përgjegjës për diasporë Dr. Xhemail Çupi priti në takim zyrtar Shkëlqesinë e saj, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, znj. Kate Byrnes.
Ministri Çupi gjatë këtij takim shumë të frytshëm dhe përmbajtësor me ambasadoren,shfrytëzoi rastin që përmes saj ta falënderojë SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e saj euro-integrues.
Në kuadër të këtij takimi ministri Çupi shpalosi strategjinëdhe projektet e punës së kabinetit të tij të cilat i dedikohen mërgatës sonë, sidomos në sferën e kulturës, shkencës, arsimit, investimeve të huaja, etj. Mes tjerash u bisedua enkas për mërgatën tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ministri parasheh ti vizitojë në ditët në vijim. Fokusi i bisedës ishte vendosja e urave të komunikimin të pushtetit qendror dhe lokal me qytetet ku është e përqendruar diaspora jonë.
Ambasadorja mirëpriti idetë dhe projektet e z. Çupi për diasporën me ç ‘rast shprehugatishmëridhe angazhim që fokusi i bashkëpunimit të orientohet në avancimin dhe promovimin e mundësive për transferim të shpejtë, të sigurtë dhe më të lirë të remitencavedevizore dhe krijimi i supozimeve për shfrytëzim më produktiv të tyre.

Next Post

Demiri: Gjithçka po shtrenjtohet, Qeveria të zvogëlojë tatimet dhe akcizat

Të nderuar përfaqësues të mediumeve,   Maqedonia e Veriut është duke hyrë në një krizë të thellë ekonomike, krizë kjo që për fat të keq i ka ra në hise ta menaxhojë kësaj qeverie e cila nuk ka kapacitet dhe potencial të reagojë në kohë për të gjetur zgjidhjet adekuate […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: