Ministri Hisen Xhemaili: RRUGA TETOVË-PRIZREN NEVOJË E KOHËS EDHE PËR KOSOVËN!

vull

Në kuadër të deklaratës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës z.Albin Kurti në lidhje me ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizëren.

Ministri Hisen Xhemaili thotë se ndërtimi i rrugës Tetovë-Prizren është nevojë e kohës edhe për Kosovën.

Ashtu siç kishte deklaruar në Nëntorë të vitit 2019,  ku publikoi në facebook disa pjesë të studimit të fizibilitetit, ku thoshte se është një bazë e mirë për të nisur proçesi i lidhjes së marveshjes së bashkëpunimit me palën Kosovare, u bëri thirje që të punohet bashkërisht për të projektuar e më pas realizuar këtë projekt kapital për kombin dhe shtetet tona.

 

Ministri Hisen Xhemaili: RRUGA TETOVË-PRIZREN NEVOJË E KOHËS EDHE PËR KOSOVËN!

Urime Kryeministër Albin Kurti,
Urime Kosovë për formimin e qeverisë.

-Gadishmëria e shprehur për të ndërtuar këtë aks rrugor nga kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti të paraqitur në programin qeveritar është sinjal i mirë që pas formimit të qeverisë në Kosovë të punojmë bashkërisht për të projektuar e më pas realizuar këtë projekt kapital për kombin dhe shtetet tona! .
-Ekzistenca e studimit të fizibilitetit është një bazë e mirë për të nisur proçesi i lidhjes së marveshjes së bashkëpunimit me palën Kosovare për t’iu qasur këtij projekti deri në realizim duhet të fillojnë analizat për zgjidhje adekuate që të fillojnë procedurat për marrje të vendimeve të përbashkëta.
-Ndërtimi i aksit rrugor Tetovë Prizëren do të ketë shumë efekte pozitive për dy shtetet tona:

* Zhvillim ekonomik i zonës,
* Ritja e shkëmbimeve të tregut (dhe qarkullimit të mallrave) mes dy vendeve,
* Qasje më e shpejtë për dalje në det (porti i Lezhës dhe Durrësit),
* Zhvillimi i turizmit në Kodrën e Diellit dhe në Malësinë e Tetovës dhe rethinës
* Ritja e komunikimit mes banorëve të
zonës në të dy anët e kufirit.

-Projekti” përcakton objektivat e vendosura, rezultatet e pritshme dhe burimet e nevojshme – financiare, etj. arritjen e objektivave, ndjekjen e ecurisë së punës gjatë fazave të ndryshme të saj, dhe organizimin së bashku me ndarjen e detyrave.
-Por është thelbësore që, për suksesin e projektit në mënyrë të pandërprerë, të vazhdohet bashkëpunimi mes institucioneve përkatëse të të dy shteteve.

Na priftë e mbara në këte projekt me përmasa kombëtare!✅

 

 

Next Post

Në selinë e partisë sot kryetari i PDSH-së pati një takim miqësor me ambasadorin Hungarez Laszlo Istvan Dux.

Në këtë takim palët biseduan për tema që i përkasin mbështetjes së Hungarisë në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s, BE-së, zgjedhjet e parakohshme dhe zhvillimit rajonal. Të dyja palët shprehën qëndrimet miqësore duke potencuar rëndësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt rrugës Euro-Atlantike si dhe kooperimin mes dy vendeve.

Subscribe US Now

%d bloggers like this: