Ministri Hoxha me fakte u përgjigjet akuzave për harxhimet e tij (DOKUMENT)

vull

Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave Arjanit Hoxha i ka hedhur poshtë me fakte të dokumentuara nga disa media akuzat ndaj tij të pasakta që kanë të bëjnë me shpenzimet e tij informon TetovaSot.

Me këtë rast ministri Hoxha i përgënjeshtroi këto informacione duke thënë se gjatë ditës së djeshme, disa media publikuan informacione fyese dhe krejtësisht të pasakta në lidhje me shpenzimet që pretendohet se kam bërë që nga fillimi i mandatit tim. “Fuqishëm i demantoj këto të pavërteta, plasimi i të cilave ka qëllim të njollosë dhe dëmtojë reputacionin tim dhe të zhvlerësojnë rezultatet e arritura me punën time”deklaroi ministri Hoxha përcjellë Tetovasot .

Më tej ai tha se si dëshmi se informacioni i dhënë në lidhje me pretendimet e shpenzuara 22 mijë euro nga fillimi i mandatit të tim, janë një gënjeshtër e vrazhdë, e pahijshme dhe e ndërtuar në mënyrë tinëzare. “Këtu po bashkangjesim raportin e detajuar gjashtë-mujor për të gjitha shpenzimet e bëra gjatë mandatit të tim, si dhe raportet narrative nga aktivitetet e realizuara. Edhe një herë, unë i demantoj fuqimisht këto fyerje dhe gënjeshtra”u shpreh kreu i Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave .

Hoxha deklaroi se :”Unë e kuptoj këtë akt të turpshëm vetëm si frikë nga suksesi im të cilin e arrita së bashku me ekipin tim të punës në një kohë shumë të shkurtër. Padyshim që kjo shqetëson dikë, kështu që ai përpiqet të dëmtojë jo vetëm mua si ministër, por të fyejë edhe të gjithë sektorin e bujqësisë, të cilin udhëheqim me sukses”deklaroi Hixha.

Ai tha se  do të vazhdojë të punoj me ndershmëri dhe transparencë.Tetovasot

Next Post

Kovid-19, vijon pa pengesa procesi i vaksinimit

Me vaksinimin e deputetëve, punonjësve në shërbimet e inspektimit, punonjësve të gjykatave dhe prokurorisë, vaksinimi i infrastrukturës kritike që është drejt fundit po vazhdon paralelisht edhe me imunizimin e personave mbi 77 vjeç. Sipas informacionit zyrtar, rreth 26.000 qytetarë janë vaksinuar, ndërsa interesimi është gjithnjë në rritje. E derisa donacioni […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: