Ministri Hoxha: Policia pyjore e angazhuar në shuarrjen e zjarreve

vull

Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha ka falënderuar publikisht Policinë pyjore të RMV-së, në kontributin e tyre që japin në shuarjen e zjarreve në vend.

“Policia Pyjore e cila është në kuadër të MBPEU është angazhuar me të gjithë potencialin njerëzor dhe me mekanizmat që ka në dispozicion në shuarjen e zjarreve që kanë kapluar vendin tonë. Kolegët tanë janë të pranishëm në terren dhe po marrin pjesë aktive në trajtimin e situatës që ka prekur disa lokacione. Pjesëtarët e Policisë Pyjore janë në krye të detyrës kudo që paraqitet nevoja. Falënderojmë kolegët tanë që rrezikojnë jetën në mbrojtjen e pyjeve”, ka shkruar Hoxha.

Gjithashtu, siç mësohet sipas burimeve brenda qeveritare, Ministri Hoxha ka anuluar pushimin vjetor për shkak të zjarreve.

Next Post

Të përbashkëtat dhe dallimet e Albin Kurtit me Ibrahim Rugovën

Janë dy personalitet të cilat njihen për fuqinë e tyre politike dhe mbështetjen e madhe nga elektorati, prandaj është interesante të shihen të përbashkëtat dhe dallimet që kanë pasur këta dy personalitete. Është e rëndësishme të fillohet me të përbashkëtat, jo pse kanë pak të përbashkëta, por për faktin se […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: