Ministri Hysni Ismaili në hapjen e Kongresit Ndërkombëtar të Shkencave Shoqërore në Shkup

vull

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në hapjen solemne të Kongresit të 5-të Ndërkombëtar të Shkencave Shoqërore që këtë vit në bashkëpunim me Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, Universitetin e Trakisë, Universitetin Namik Kemal nga Tekirdagu dhe Universitetin Marmara mbahet në Shkup.

Në fjalimin e tij përshëndetës, ministri Ismaili u shpreh i kënaqur nga bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë që zhvillohet në frymën e miqësisë dhe traditës, me përpjekjet e vazhdueshme për ta avancuar atë.

Ministri Ismaili foli mbi rëndësinë e paçmuar që kultura, shkenca dhe arsimi i kanë në ndërtimin e miqësisë dhe besimit ndërmjet vendeve në botë, duke i përmendur projektet e shumta të cilat i kanë realizuar bashkërisht në kulturë, art, botimin e librave, bashkëpunimin me TIKA-n, si dhe bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe shkëmbimit të përvojave që paraqesin një shembull të ndritshëm dhe afirmimin e vlerave universale të cilat ndihmojnë që të ketë respekt më të madh reciprok, njohje dhe ndërtim të një bote të tolerancës, të pasur me dallime të cilat ndërmjet vete plotësohen duke krijuar një cilësi të re.

Organizator i Kongresit i cili sot dhe nesër mbahet në Universitetin Ballkanik është Kryetari i Dhomës Ligjvënëse të Turqisë, prof. dr. Mustafa Shentop. Në hapjen ishin të pranishëm edhe ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tulin Erkal Kara, ministri i Administratës Publike të Republikës së Kosovës, Mahir Jagxhilar, zëvendëskryetari i Kuvendit të Republikës Turke të Qipros së Veriut, Zorlu Tore, mysafirë të lartë nga Turqia, deputetë dhe profesorë nga të dyja vendet.
Kongresi mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, TIKA, Instituti Junus Emre, Unioni i Komunave i Turqisë, Komunat: Osmangazi, Bahçelievler, Sivas dhe Sulejmanpasha nga Turqia, Turkish Erllajns dhe Oda Ekonomike e Izmirit.

Përveç pjesës protokollare do të mbahen edhe tri panele me pjesëmarrjen e panelistëve eminentë nga vendi dhe jashtë.

Next Post

UT pjesëmarrës në shënimin e 20 vjetorit të Deklaratës së Bolonjës

Universiteti i Bolonjës – The Alma Mater Studiorum, në bashkëpunim me Ministrinë Italiane të Edukimit, Universiteteve dhe Hulumtimit, me mbështetjen e Observatorit Magna Charta Universitatum dhe Asociacionit Evropian të  Universiteteve (EUA), me 24 dhe 25 qershor, me një konferencë shkencore e shënuan përvjetorin jubilar, të njëzetin me radhë të Deklaratës së […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: