Ministri i BPEU Hoxha realizoi takim me koordinatoren e përhershme të KB- në RMV, znj, Rosana Duxhak

vull

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Arianit Hoxha, realizoi takim me Koordinatorin e përhershëm të KB në Republikën e Maqedonisë së Veriut, znj. Rosana Duxhak, ku është theksuar se se me nënshkrimin e Kornizës së re për Bashkëpunim për Zhvillim të Qëndrueshëm 2021 – 2025, janë vendosur fushat prioritare për mbështetjen e vendit tonë nga agjencitë e KB, në të cilat bujqësia, pylltaria dhe ekonomia e ujërave, si sektore, zënë një vend kryesorë.

Znj. Duxhak më informoi në lidhje me përgatitjet përpara Samitit Botëror të Ushqimit që do të mbahet në nëntor të këtij viti, ku tema kryesore do të jenë sistemet bujqësore dhe përafrimi i tyre me synimet e zhvillimit të qëndrueshëm. Vendi ynë do të jetë pjesë e këtij procesi global brenda Agjendës 2030.

 

Sistemet bujqësore janë baza e të gjithë qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, kështu që masat që do të ndërmerren do të përfshijnë një gamë të gjerë konsultimesh dhe dialogjesh në shumë nivele të vendit, përfshirë këtu edhe sektorin privat, prodhuesit e ushqimit, OJQ-të, shkencën dhe arsimin. Qëllimi është të zhvillojmë sisteme të qëndrueshme ushqimore që do të kujdesen për aspektet ekonomike, sociale dhe mjedisore, ku si qëllim përfundimtar i këtyre qaktiviteteve do të jetë ulja e varfërisë.

 

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të përfshihet në mënyrë aktive në përgatitjet për Samitin Botëror të Ushqimit dhe me mbështetjen e ofruar nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë pranë Kombeve të Bashkuara – FAO, do të përqendrohet në zbulimin e dobësive në sistemet ushqimore, me qëllim të zbatimit të ndryshimeve konkrete në sistemin e prodhimit të ushqimit – nga ferma deri tek tavolina.

 

Next Post

Zaev: Arritëm marrëveshje për Ligjin për shtetësi

Takimi i sotëm mes kryeministrit Zoran Zaev dhe Ziadin Selës e Afrim Gashit ka rezultuar me marrëveshje për çështjen e shtetësisë. Megjithatë pas takimit Zaev nuk deshi të shpalos detaje rreth marrëveshjes së arritur nën pretekstin se së peri marrëveshja do të nxirret në letër dhe më pas do të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: