Ministri i BPEU Hoxha realizoi takim pune me ministrin e SHIA Shaqiri realizuan takim pune

vull
Siç bwri tw ditur ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arijanit Hoxha fokusi i bisedës me ministrin  i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri,  ishte i orientuar drejt dixhitalizimit të plotë të shërbimeve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave përmes portalit uslugi.gov.mk.
“Disa nga shërbimet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave tashmë janë të disponueshme përmes portalit të e-shërbimeve. Qëllimi tjetër është që dixhitalizimi të mbulojë të gjitha shërbimet që ne si ministri u ofrojmë qytetarëve,” u shpreh Hoxha.
Hoxha potencoi se në kushtet e pandemisë, mbajtja e distancës fizike është njëra nga masat e detyrueshme, e që ka për qëllim të mbrojë shëndetin tonë.
“Me dixhitalizimin ne do të arrijmë deri tek shërbimet më të shpejta, pa rrezik për shëndetin e qytetarëve që na vizitojnë dhe pa rrezik për punonjësit puna e të cilëve është në kontakt të drejtpërdrejtë me klientët. Dixhitalizimi është shfaqur si një masë e nevojshme për të avancuar sektorin e bujqësisë. Ky është një hap tjetër në qasjen tonë ndaj standardeve evropiane,” përfundoi Hoxha
Next Post

Sergio Ramos do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit, pas 16 vitesh, pretendon "El Chiringito"

Gazetari i kësaj media, Josep Pedrerol, thotë se Ramos refuzoi ofertën e fundit të Realit. Kontrata e kapitenit skadon në fund të sezonit. Pasi refuzoi ofertën, njeriu i parë i Realit, Florentino Perez, i tha Ramos se klubi nuk do të llogariste në të sezonin e ardhshëm, dhe futbollisti u përgjigj […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: