Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha sot realizoi takim me Ambasadorin e Republikës Sllovake në Maqedoni, Shkëlqesinë e Tij, Henrik Markus.
“Në takim konkluduam se në vend ekziston një klimë pozitive për progres. Bashkëpunimi midis vendeve tona do të intensifikohet, me theks në plasmanin e produkteve bujqësore dhe rritjen e tregtisë bilaterale. Ambasadori më ftoi të marr pjesë në konferencën ministrore virtuale “Forest Europe”, e cila do të mbahet në 14 dhe 15 Prill të këtij viti. Tema e kësaj konference është përshtatja e pyjeve ndaj ndryshimeve klimatike dhe menaxhimi i duhur i pyjeve, në mënyrë që të ruhen dhe të pasurohet fondi pyjor,” u shpreh Hoxha.
Ambasadori Sllovak Markus përsëriti gatishmërinë e Republikës Sllovake për të vazhduar të mbështesë Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt integrimit evropian, si pjesë e familjes evropiane.
You must be logged in to post a comment.