Ministri i Bujqësisë, Hoxha u takua me ambasadoren rumune Adela Axinte

vull

Rumania i jep mbështetje të fuqimishme procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me përvojën e saj të pasur mund të ndihmojë në harmonizimin e legjislacionit në kapitujt e bujqësisë, zhvillimit rural dhe sigurisë ushqimore u tha në fillim të takimit në mes ministrit Hoxha dhe ambasadores  rumune Adela Axinte.

“ Ekziston një potencial i madh, por jo i shfrytëzuar mjaftueshëm në bashkëpunimin bilateral, i cili do të jetë faktor përcaktues për avancimin dhe bashkëpunimin e ardhshëm midis dy vendeve në sektorin e bujqësisë. U dakorduam që në të ardhmen të identifikojmë projekte specifike, që do të jenë me interes të përbashkët dhe të nënshkruajmë Protokoll bashkëpunimi,”  u shprehë Hoxha.

Theks i veçantë do t’i kushtohet lidhjes së bizneseve dhe si hap i parë në këtë drejtim do të jetë prezantimi i produkteve agro-ushqimore të PMV-së në Dhomën e Tregtisë në Bukuresht, për të cilat kompanitë tona kanë shprehur interes të madh veçanërisht për promovimin e produkteve të përpunuara bujqësore, produkteve të qumështit dhe mishit dhe produkteve konditore. Në procesin e integrimit tonë evropian, do të jetë më lehtë të ecim me mbështetjen e miqve.

Next Post

Afrim Gashi: Nga e shtuna shqiptarët e kanë një parti shqiptare më pak dhe shteti e ka një parti “të gjelbër” më shumë

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi:  Derisa në Maqedoninë e Veriut kemi pabarazi që shfaqet në të gjitha dimensionet e jetës, që nga drejtësia e deri në mjedisin jetësor, nuk mund ta shpallim të përfunduar arsyen e ekzistimit të partive etnike. Ne nuk e kontestojmë dëshirën e qarqeve etnonacionaliste maqedonase, që […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: