Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka pritur sot në një takim ambasadoren e Francës në Prishtinë, Marie Christine

vull
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka pritur sot në një takim ambasadoren e Francës në Prishtinë, Marie Christine së bashku me një delegacion të Agjencisë Franceze për Zhvillim(AFD).
Gjatë këtij takimi, ministri Faton Peci, i njoftoi ata me projektet, prioritetet e ministrisë, si dhe për shqyrtimin e mundësive për investime në sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë gjatë këtij mandati.
Ministri konfirmoi gatishmërinë e tij për intensifikimin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve me qëllim të përkrahjes së sektorit dhe realizimit të projekteve konkrete për zhvillimin dhe avancimin e sektorit.
Nga ana e saj, ambasadorja Marie Christine, ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të saj për të ndihmuar zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe pylltarisë në Kosovë, duke premtuar edhe forma të ndryshme të bashkëpunimit mes të dyja vendeve.
Next Post

Njësia territoriale e zjarrfikësve në Komunës e Strugës u pajis me mjete moderne personale dhe mjete kolektive

Njësia territoriale e zjarrfikësve në Komunës e Strugës u pajis me mjete moderne personale dhe mjete kolektive. U dhuruan 40 helmeta nga modelet më të reja, 25 komplete për frymëmarrje, maska dhe pajisje për ndihmë nga aksidentet në trafik, uniforma kundër zjarrit dhe pajisje të tjera. Shprehim falenderim deri te […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: