Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Ministri i Kulturës Ismaili e vizitoi Muzeun e Luftës Maqedonase

1 min read

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot realizoi vizitë pune në IN Muzeu i Luftës Maqedonase. Në takimin me u.d. drejtoreshë Daniella Nikollova, u bë fjalë për aktivitetet programore dhe jashtëprogramore të Muzeut, ndërsa një theks i veçantë ishte vënë në ekspozitën e ardhshme si mysafir të fotografive nga Muzeu Historik Kombëtar i Sarajevës, e cila do të vendoset për manifestimin “Nata e Bardhë”.

Ministri Ismaili u njoftua me informatat më të reja mbi çështjet e kuadrit dhe të hapësirës së institucionit, ndërsa e shikoi edhe hapësirën e paraparë për përshtatje në pjesën e ekspozitës me bibliotekë.