Ministri i Kulturës Ismaili merr pjesë në Panairin e Librit në Frankfurt

vull

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, prej sot (17 tetor) qëndron për vizitë pune në Frankfurt, Republika Federative e Gjermanisë, me rastin e prezantimit të vendit tonë në Panairin Ndërkombëtar të Librit.

Edicioni i 71-të i sivjetëm i Panairit të Librit në Frankfurt mbahet nga 16 deri më 20 tetor me moton “Idetë që e lëvizin botën”. Vend mysafir i nderit i këtij viti është Norvegjia.

Ky manifestim i panairit, i cili gëzon reputacion të evenimentit më të rëndësishëm në fushën e letërsisë në korniza evropiane dhe botërore, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për promovimin dhe afirmimin e autorëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe krijimtarinë e tyre, ndërsa hap edhe mundësi për bashkëpunim intensiv të sektorit të botimit të vendit tonë me kolegët në të gjithë botën. Këtë vit, Ministria e Kulturës në Frankfurt prezantohet nëpërmjet Asociacionit të Botuesve të Maqedonisë (ABM), ndërsa letërsia jonë është prezantuar me botimet më të reja dhe më përfaqësuese nga autorët e njohur nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të Panairit të Librit në Frankfurt, ministri i Kulturës Ismaili do të marrë pjesë sot (17 tetor) në evenimentin për të shënuar praninë e vendit tonë në këtë manifestim, dhe gjatë qëndrimit të tij, ministri do të realizojë takime me Tobias Vos, drejtor për bashkëpunim ndërkombëtar i Drejtorisë së Panairit të Librit në Frankfurt dhe me Oliver Zile, drejtor i Panairit të Librit në Lajpcig.

Panairi i Librit në Frankfurt është më i madhi në kuadër të industrisë ndërkombëtare të botimit, me më shumë se 7.500 ekspozues nga 110 vende, rreth 285.020 vizitorë dhe 139.460 vizitorë tregtarë. Ka më shumë se 4,000 evenimente dhe rreth 10,000 gazetarë të akredituar, duke përfshirë edhe 2,000 blogerë.

Next Post

Aksionet kundër uzurpatorëve të hapësirave publike në Saraj vazhdojnë (Foto/Video)

Inspektorati Ndërtimorë i komunës së Sarajit, ka ndërmarrë një aksion për pastrimin e një hapësire publike e cila ishte e uzurpuar nga një qytetarë. Inspektorati i komunës, ka respektuar të gjitha procedurat paralajmëruese, ku e ka njoftuar uzurpatorin që të largoj rrethojat e vendosura, por ky i fundit nuk ka […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: