Ministri i Kulturës Ismaili për vizitë pune në Shtip

vull

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, ishte për vizitë pune në Shtip ku i inspektoi projektet të cilat zbatohen me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Ministri i Kulturës, Ismaili, gjatë vizitës në IN Enti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeut Shtip, u njoftua me aktivitetet në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në këtë qytet, ndërsa i vizitoi edhe tri ekspozitat e muzeut: ekspozitën historike, arkeologjike dhe etnologjike, të cilat përmbajnë gjetje të shumta të vlefshme të cilat ishin gjeturnë vendet në këtë rajon.

Ministri i Kulturës, Ismaili, e vizitoi edhe Galerinë e Kishës “Shën Nikolla”, ku po realizohet projekti për ruajtjen e ikonave të vlefshme, si dhe Xhaminë e Husamedin Pashës në Shtip, ku ishte zbatuar projekti për konservimin dhe përshtatjen e saj në hapësirën e galerisë, pas të cilit duhet të pasojë edhe realizimi i projekteve. Ministri i Kulturës, Ismaili, u njoftua edhe me aktivitetet e tjera për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, si dhe me kërkimet arkeologjike që do të bëhen në të ardhmen në lokalitetin Bargallë, si dhe me projektet për ruajtjen e mozaikëve të këtij lokaliteti të rëndësishëm.

Në mbrëmje, ministri i Kulturës mori pjesë dhe i përshëndeti mysafirët e pranishëm në ceremoninë me rastin e hapjes së simpoziumit ndërkombëtar në fushën e arkeologjisë “Miniera dhe Arkeologjia”, ku nga 12 deri më 15 shtator, arkeologë dhe profesionistë të tjerë nga vende të shumta debatojnë për lidhshmërinë ndërmjet arkeologjisë dhe minierës si një degë e rëndësishme ekonomike.

Next Post

OSMANI: DO TË THELLOHET BASHKËPUNIMI BILATERAL MES SUEDISË DHE MAQEDONISË SË VERIUT

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani në kuadër të vizitës së tij në Mbretërinë e Suedisë mbajti takime të ndara me Kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë, Andreas Norlen, si dhe me Ministrin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim, Piter Erikson. Në takime, krahas perspektivës evropiane të vendit, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: