Ministri i MBPEU-së, Hoxha: Pjesë në hapjen e promovimin njëjavor “Java e produkteve nga RMV-ja në Bukuresht”

vull

Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arianit Hoxha, bëri të ditur se  në kuadër të Diplomacisë Sportive, si mbështetje dhe promovim të reprezentacionit të futbollit, në EURO 2020, sot në Bukuresht filloi promovimi i produkteve bujqësore dhe ushqimore të RMV-së dhe promovimi i vendit tonë si një destinacion tërheqës turistik.

Hoxha bëri të ditur se së bashku me ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Rumani, Gabriel Atanasov, ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, drejtorin e Agjencisë për Investime dhe Nxitjen e Eksporteve, Dejan Pavleski, sot morëm pjesë në hapjen e promovimin njëjavor “Java e produkteve nga RMV-ja në Bukuresht”.

“Në ambientet e Dhomës Ekonomike të Rumanisë, janë vendosur stenda me produkte nga RMV-ja nga disa kompani, të cilat do të prezantojnë markat e tyre.  Promovimi i produkteve nga RMV-ja synon të kontribuojë në rritjen e tregtisë me Rumaninë, e cila në vitet e fundit ka shënuar një trend në rritje, me potencial për rritje edhe më të madhe në të ardhmen. Në të njëjtën kohë, ajo përfaqëson edhe mbështetjen e qeverisë për aktivitetet për promovimin e ekipit tonë të futbollit në EURO 2020,” përfundoi Hoxha.

Next Post

Numri i turistëve në prill të vitit 2021 është 19.064, nga të cilët 52.3% janë turistë vendor dhe 47.7% turistë të hua

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, numri i turistëve në prill të vitit 2021 është 19.064, nga të cilët 52.3% janë turistë vendor dhe 47.7% turistë të huaj. Numri i netëve të kaluara në prill të vitit 2021 është 42,117, nga të cilat 51.9% janë turistë vendor dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: