Ministri i Mbrojtjes Berisha priti në takim ambasadoren e Kroacisë, znj. Kapitanovic

vull

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës z. Rrustem Berisha, priti sot në takim zyrtar ambasadoren e Kroacisë në vendin tonë, znj. Marija Kapitanovic dhe atasheun ushtarak kolonel Marijana Pleša Čadonić.

Në takimin e ministrit Berisha me diplomaten kroate znj. Kapitanović u bisedua për zhvillimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë si dhe ushtrisë së Kosovës dhe ushtrisë së Kroacisë.

Ministri Berisha e ka falënderuar ambasadoren Kapitanović për mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia po jep për Ministrinë e Mbrojtjes dhe ushtrinë e Kosovës-FSK-në.

Nga ana e saj, ambasadorja e Kroacisë znj. Maria Kapitanovic konfirmoi gatishmërinë e Kroacisë për thellimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen edhe në të ardhmen të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FSK-së

Next Post

Ministria e Kulturës i demanton spekulimet për gjoja dorëheqjen e ministrit të Kulturës, Asaf Ademi

Ministria e Kulturës i demanton spekulimet e bëra në portale të caktuara për gjoja dorëheqjen e ministrit të Kulturës, Asaf Ademi. Ministri Ademi pa ndërprerje në punë i kryen obligimet e veta të rregullta të punës, ndërsa aktivitetet e Ministrisë së Kulturës zhvillohen sipas dinamikës rrjedhëse.

Subscribe US Now

%d bloggers like this: