Ministri Jeton Shaqiri realizoi takim pune me kryetarin e Komunës së Dibrës Hekuran Duka

vull

,,Sot kisha nderin të pres në ambientet e Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë, në një takim pune, Kryetarin e Komunës së Dibrës, z. Hekuran Duka.

Përgjatë takimit diskutuam mundësinë për digjitalizimin e shërbimeve të kësaj komune dhe përfshirjen e tyre në portalin nacional për e-shërbime. Unë i garantova kryetarit Duka, se Ministria që unë drejtoj është e gatshme të vë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për të ndihmuar në këtë proces.

 

U diskutua edhe mbi mundësinë për kyçjen e kësaj komune në Sistemin për menaxhim të dokumentave (DMS). Me kyçjen në këtë sistem, komunikimi ndërinstitucional bëhet më i shpejtë dhe më efikas.

 

Takimin e përfunduam duke premtuar se do të thellojmë bashkëpunimin dhe komunikimin ndërinstitucional, në mënyrë që të arrihen rezultate konkrete në të ardhmen, në të mirë të qytetarëve“, theksoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri.

 

Next Post

Gerasimovski-Tang: Diskutohet Plani i ri Strategjik Afatmesëm i WIPO

Në takimin e sotëm me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Pronës Intelektuale (WIPO), Z. Darren Tang, diskutuam Planin e ri Strategjik Afatmesëm të WIPO (WIPO) 2022 – 2026. Gjithashtu rishikuam programin dhe buxhetin e propozuar për 2022/2023 dhe biseduam për bashkëpunimin në të ardhmen me drejtuesit e Zyrave […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: