Ministri Nuredini takon drejtorin e Bankës Gjermane KfW, Z. Rene Esheman

vull

“Me 13 Gusht 2019, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Z. Naser Nuredini, realizoi një takim me drejtorin e Bankës Gjermane KfW, Z. Rene Echeman.

Në takim u diskutua për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tanishëm nga Qeveria e Gjermanisë, si dhe për implementimin e projekteve të vazhdueshme ku KfW Banka merr pjesë si partner.

Në përpjekjet për një zhvillim të mëtejshëm të bashkëpunimit, ministri Nuredini i prezantoi sfidat që janë përpara nesh, veçanërisht në fushën e menaxhimit të mbeturinave (riciklimin), stacionet për trajtimin e ujërave të zeza dhe mbrojtjen e natyrës në rajonin e Ohrit-Prespës.

Drejtori Esheman e konfirmoi gatishmërinë e tij për të mbështetur zbatimin e veprimtarive të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përmbushjen e kërkesave për anëtarësim në BE për Kapitullin 27, përmes disponueshmërisë së fondeve në dispozicion nga KfW Banka.” – shprehen nga kabineti i Ministrit Nuredini.

Next Post

Lëvizja BESA: Iku Marrëveshja e Ohrit, duhet RIDEFINIMI

“Sot në përvjetorin e 18 të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, mund të konstatojmë se bash atëherë kur duheshte të gëzohen frutat e një maturimi 18 vjeçar të një Marrëveshje historike, pikërisht iniciesit e kësaj marrëveshje politike vendosën të varrosin të njëjtën. Marrëveshja e Ohrit duheshte të shërbeje si afrim mes […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: