Ministri Rexhepi dhe kryetari i Komunës së Bogovinës  Emshiu: Do të bëhet rikonstruksioni i ujësjellësit në fshatin Pallçisht

vull

Zv.Ministër në ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi ka qëndruar në Komunën e Bogovinës ku së bashku me kryetarin e kësaj Komune, z.Besnik Emshiu kanë bërë të ditur se do të bëhet rikonstruksioni i ujësjellësit në vendbanimin Pallçisht i Poshtëm.

“Sot jemi në komunën e Bogovinës për të përcjellë një lajm të mirë për banorët e vendbanimit Pallçisht i poshtëm. I njoftova banorët dhe kryetarin e komunës se projekti për rikonstruksionin e ujësjellësit në vendbanimin Pallçisht i poshtëm është aprovuar nga Banka Evropiane për Investime dhe të njëjtin do ta realizojmë në bashkëpunim me komunën,” u shprehë ministri Rexhepi, transmeton KohaNeës.

Vlera e projektit është 16,4 milionë denarë, ndërsa do të rikonstruktohet ujësjellësi i vjetër në gjatësi prej 3,5 km.

“Me kryetarin e komunës z. Besnik Emshiu, dëshmojmë se bashkëpunimi mes pushtetit qendror dhe atij lokal është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sidomos kur bëhet fjalë për përmirësimin e kushteve të jetesës së të gjithë qytetarëve,” përfundoi Rexhepi.

Next Post

Prezantohet Raporti vjetor i të Punësuarve në Sektorin publik, ministri Haliti: Po riorganizojmë administratën

Ministri për Shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Haliti përmes një konference për media sot në Qeveri ka prezantuar raportin vjetor të të punësuarve në Sektorin publik, ndërkohë që mes tjerave dhe të dhënave që ka publikuar ministri Haliti ka theksuar se tashmë do të fillojnë pilot projektet për riorganizimin e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: