Ministri Shaqiri: Jemi gjithkund ku flitet për digjitalizimin

vull

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Jeton Shaqiri, merr pjesë në eventin, Sistemi global për komunikime mobile (GSMA),  organizuar Mobile World Capital Barcelona.

 

Temat kryesore të këtij eventi janë:

  • Konektiviteti
  • Teknologjia kreative
  • Shoqëria e së ardhmes
  • Startup inovacionet
  • Industria e konektuar
  • Inteligjenca artificiale
  • Siguria e rrjeteve

GSMA MWC Barcelona është një event shumë i madh, ku marrin pjesë përfaqësues të shumë ministrive nga shtete të ndryshme të Europës dhe kompanitë më të mëdha dhe më të fuqishme që operojnë në industrinë e komunikimeve elektronike.

 

Gjatë kësaj vizite, ministri Shaqiri do të zhvillojë takime të shumta bilaterale dhe me përfaqësues të kompanive më të mëdha në industrinë e komunikimeve elektronike.

 

Qëllimi i kësaj vizite është shkëmbimi i eksperiencave, në mënyrë që procesi i digjitalizimit të administratës publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut të përshpejtohet akoma më tepër. Përeç shkurtimit të kohës, synojmë që të rrisim edhe cilësinë e shërbimeve të ofruara nga administrata shtetërore.

 

 

Next Post

Drejtori Muaremi priti në takim Carl Risheim, Atashe i ri i Policisë së programit ICITAP nga Deparamenti i drejtësisë në SHBA

Në zyrat e Drejtorisë së Policisë Financiare, realizuam një takim me z. Carl Risheim, Atashe i ri i Policisë së programit ICITAP (International Criminal Investigative Assistance Program) Departamenti i Drejtësisë në SHBA. Në këtë takim, përveç prezantimit të kompetencave dhe autorizimeve të Drejotorisë, rolit dhe misionit të ICITAP, u diskutua […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: