Ministri Shaqiri prezanton buxhetin e Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë për vitin 2022

vull

“Propozim-Buxheti i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës për vitin 2022 shënon vlerën prej 1.323.684.000 denarë (një miliardë e treqind e njëzet e tre milion e gjashtëqind e tetëdhjetë e katër mijë denarë) që nënkupton se kemi rritje të disa pikave të buxhetit në krahasim me vitin e kaluar”, tha ministri Jeton Shaqiri në konferencën për shtyp sot.

Ndër të tjera, ministri Shaqiri tha se buxheti i Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratës ndahet në 3 pjesë:

Pjesa e parë dhe me vlerë më të lartë e këtyre mjeteve, përkatësisht 900.000.000 denarë (nëntëqind milion denarë) ndahen për financimin e Radiotelevizionit nacional, Radiodifuzionit nacional dhe Agjencisë së Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuale.

Shtylla e dytë në buxhetin e MSHIA-së është buxheti i MARnet-it, e cila shënon vlerën prej 15.254.000 denarë (pesëmbëdhjetë milion e dyqind e pesëdhjetë e katër mijë denarë). Me ndarjen e mjeteve të buxhetit vazhdojmë të investojmë në ndërlidhjen e universiteteve dhe të të gjitha institucioneve të tjera arsimore dhe hulumtuese në rrjetin e MARnet-it, i cili do të kontribuojë drejt realizimit të qëllimeve lidhur me rritjen e nevojave me shfrytëzimin e shërbimeve të broadbandit dhe promovimin e tyre, si dhe reduktimin e hapësirës digjitale.

Pjesa tjetër e Propozim-Buxhetit për vitin 2022, përkatësisht shtylla e tretë e buxhetit shënon vlerën prej 277.532.000 denarë (dyqind e shtatëdhjetë e shtatë milion e pesëqind e tridhjetë e dy mijë denarë), pjesa më e madhe e këtyre mjeteve janë parashikuar për digjitalizimin e shërbimeve, qasje më efikase, më e shpjetë dhe më e lehtë për qytetarët dhe për bizneset.

“Transparenca dhe puna e hapur, si dhe konsultimi i rregullt me qytetarët janë bazë e krijimit të politikave dhe e marrjes së vendimeve, të cilat janë në interes të qytetarëve. Falenderoj edhe Ministrinë e financave dhe Qeverinë për ndjeshmërinë në këtë drejtim dhe jam i bindur që viti 2022 do të jetë vit i shumë sukseseve jo vetëm për MSHIA-në por edhe për çdo qytetar”, përfundoi prezantimin e tij Shaqiri.

Next Post

Suksesi i rradhës për LDA Balkan “LEAPin Albania 2021”

Nga E.B., Nju Jork Më 27 Nëntor 2021, u mbajt me sukses për të pestin vit radhazi konferenca ndërkombëtare LEAPin Albania e organizuar nga Leadership Development Association Balkan. Në sallën e konferencave në Tirana Business Park, në konferencë morën pjesë rreth 210 pjesëmarrës të grupmoshave të ndryshme. LEAPin Albania 2021 […]

Subscribe US Now