Ministri, Shaqiri: Takim pune me kryetaren e komunës së Manastirit

vull

Sot në ambientet e Komunës së Manastirit, ministri Shaqiri zhvilloi një takim pune me kryetaren e kësaj komune, znj. Natasha Petrovska, pas së cilës së bashku e promovuan qendrën “Një pikë shërbimi”.


Takimi u zhvillua në një frymë të ngrohtë miqësore ku u diskutua për projekte që lidhin Ministrinë për shoqëri informatike dhe administratë dhe Komunën e Manastirit.

Kryetarja Petrovska shprehu vullnetin e saj për të përfshirë Komunën e Manastirit në Sistemin për menaxhim të dokumentave (DMS) dhe ministri Shaqiri i garantoi se Ministria për shoqëri informatike dhe administratë do të vë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për të ndihmuar në këtë proces.

Gjatë takimit u pohua njëzëri se bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.

Në fund të këtij takimi, ministri Shaqiri dhe kryetarja Petrovska sëbashku promovuam qendrën “Një pikë shërbimi” në këtë qytet.

Next Post

Arsimtari Selman Kalisi shpallet qytetar nderi i Gostivarit

Komuna e Gostivarit ka shpallur arsimtarin në pension Selman Kalisi, qytetar nderi të Gostivarit. Pllaketa dhe çelësi i qytetit arsimtarit Kalisi i janë ndarë gjatë një ceremonie solemne të mbajtur në sallën e këshillit komunal. Sa herë që mbahen ceremoni ku vlerësohen figura që e bëjnë edhe më të rëndësishëm […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: