Ministri Xhemaili priti në takim përfaqësuesit e Forumit Kinez të Munihut

vull

Në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ministri për Rregullativë dhe Përmirësimin e Klimës Investuese për Ndërmarrjet Vendase, z. Hisen Xhemaili i priti në takimi përfaqësuesit e Forumit Kinez të Munihut dhe përfaqësuesit e NINGBO CEEC nga Republika Popullore e Kinës.

 

Gjatë këtij takimi palët diskutuan dhe ndanë mendimet rreth vendosjes së urave të bashkëpunimit në mes kompanive në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kompanive nga qyteti i Ningbos.

 

Ministri, Xhemaili i njoftoi përfaqësuesit e Forumit Kinez të Munihut dhe përfaqësuesit e Ningbo Ceec nga Republika Popullore e Kinës për përfitimet që Republika e Maqedonisë së Veriut i ofron për investitorët e jashtëm të cilët janë të interesuar që të investojnë te zonat e lira ekonomike.

Next Post

Gostivar, vazhdoi seanca e ndërprerë e këshillit komunal

BDI kërkoi ndërprerje të seancës, LSDM me akuza rreth zgjedhjes së kryesuesit të ri të Këshillit   Këshilli i Komunës së Gostivarit vazhdoi seancën e ndërprerë gjatë ditës së hënë. Sapo filloi, Shpëtim Xhelili nga BDI- kishte vërejtje se si u zgjodh kryesuesi i ri, mund të vazhdoni me punë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: