Ministria e Drejtësisë: Përkrahja e Ligjit për prokurori publike është përkrahje e të ardhmes sonë evropiane

vull

Përkrahja e Ligjit për prokurorinë publike është kyç për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, thonë nga Ministria e Drejtësisë dhe shtojnë se vazhdojnë me konsultime me partitë politike dhe grupet e deputetëve nga opozita.

“Ligji i cili është në procedurë kuvendore i implementon të gjitha standardet ndërkombëtare të cilat kanë të bëjnë me fushën e  prokurorisë publike dhe vlejnë mbrojtje  të të drejtave të njeriut, të cilat e përforcojnë pavarësinë, neutralitetin, përgjegjësinë dhe efikasitetin në luftën me krimin nga ana e prokurorisë”, citohet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Angazhimi për mbrojtje të këtyre parimeve, siç qëndron në kumtesë, nuk është vetëm angazhim i Ministrisë së Drejtësisë, por edhe i Republikës së Maqedonisë së Veriut e cila del nga anëtarësimi jonë  në Këshillin e Evropës dhe aspirata për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Gatishmëria për zhvillim, por edhe implementim të tërësishëm të këtyre parimeve,  të cilat janë numëruar edhe në shënimin e VMRO-DPMNE-së, janë jo vetëm obligim i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, por duhet të jenë edhe obligim dhe përpjekje e të gjitha partive politike  orientimi i të cilëve është integrimi evropian”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Prej atje përkujtojnë se i presin amendamentet nga ana e VMRO-DPMNE-së për propozimin e Ligjit për prokurorinë publike,  me qëllim të vendosjes së përbashkët të ligjit i cili do të mundësojë  implementim praktik të të gjitha parimeve ndërkombëtare për punën e prokurorisë publike.

Nga Ministria e Drejtësisë përkujtojnë se vetëm ligji  i cili do të mundësojë luftë efikase kundër krimit dhe korrupsionit dhe i cili nuk do të përmbajë amnisti të fshehur, do të mund t’i hap dyert e Bashkimit Evropian.

Next Post

Sot përballja televizive Zaev-Mickoski

Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski do të kenë përballjen e parë televizive para zgjedhjeve presidenciale të 21 prillit. Dueli televiziv midis tyre do të jetë në Televizionin Kanal 5. Nga ky television kanë theksuar se pas konsultimeve të vazhdueshme dhe komunikimeve, përballja Zaev – Mickoski do të jetë të marten […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: