Ministria e Mbrojtjes angazhon ekspert amerikan për siguri kibernetike

vull
0 0
Read Time:51 Second

Në Ministrinë e Mbrojtjes njoftojnë se prej sot pranë këtij institucioni do të angazhohet këshilltari amerikan për siguri kibernetike, Frank Ranero.

Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në periudhën në vijim ai intensivisht do të punojë personelin kibernetikë në realizimin e agjendës së Ministrisë për ndërtimin dhe përforcimin e kapaciteteve kibernetike në nivel kombëtar.

Në kuadër të aktiviteteve parandaluese planifikohet zhvillimi i autoriteteve të reja për siguri kibernetike si dhe ekipe të specializuara për përgjigje dhe monitorim të shpejtë.

Ministrja Radmilla Shekerinska i dëshiroi mirëseardhje këshilltarit të ri në takimin në të cilin mori pjesë ambasadorja e SHBA-së, Kejt Mari Bërnz.

“Maqedonia e Veriut dhe SHBA-ja edhe njëherë treguan se aleanca ka interesa të përbashkëta, por edhe qëllime të përbashkëta. Njëherit, kjo aleancë do të thotë edhe se qëndrojnë pas nesh me potencialet e tyre të ekspertëve”, tha Shekerinska.

Këshilltari amerikan theksoi se e ka nderin të marrë pjesë me ekspertizën e tij në këtë sferë, në një periudhë të rëndësishme për anëtarin më të ri të NATO-s.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Missi dhe modelja shqiptare feston datëlindjen; Lumë urimesh vijnë në adresë të saj

Ajo ka lindur dhe është rritur në Shqiperi, por jeton ne Zvicer. Bukuroshja e cila viteve të fundit po çmend te gjithe me bukurine e saj, këtë vit definitivisht ka arritur majat e suksesit të saj. Ndërsa u shpall ”Miss Eco Kosova” ne 2020 ajo do te udhetoje shume shpejt […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: