Ministria për shoqëri informatike dhe administratë me USAID nis implementimin e projektit mbi infrastrukturën kritike dhe sigurinë kibernetike

vull

“Teknologjia ka potencialin të përmirësojë demokracinë, të rris efikasitetin e saj, ta bëj më të hapur, më reaguese, më transparente dhe më të pranishme për qytetarët, për bizneset, për të gjithë ne. Por në anën tjetër teknologjia mund të manipulohet dhe mund të përdoret për qëllime të këqija” hapi fjalimin e ministri Shaqiri, në takimin ku merrnin pjesë përfaqësues nga më shumë ministri.

 

Për të forcuar kapacitetet e sigurisë kibernetike të vendit, Ministria për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA) e Republikës së Maqedonisë Veriore dhe USAID Maqedonia e Veriut, përmes Tetra Tech ES, Inc. (Tetra Tech) – si kompani Amerikane vijojnë me aktivitetet lidhur me infrastrukturën kritike dhe përmirësimin e sigurisë kibernetike në vend.

 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar në përmirësimin e parandalimin, gatishmërinë, përgjigjen dhe rikuperimin nga kërcënimet e sigurisë kibernetike në infrastrukturën kritike dhe burimet kryesore, siç janë shërbimet e energjisë, rrjetet e TIK-ut dhe institucionet financiare.

 

Përmes këtij bashkëpunimi, MSHIA do të koordinojë aktorët kryesorë në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë Qeverinë dhe sektorin privat për mbrojtjen e infrastrukturës kritike kombëtare nga sulmet kibernetike.

 

“Ky bashkëpunim do të forcojë kapacitetet njerëzore dhe teknologjike për sigurinë kibernetike nëpër subjektet kritike të infrastrukturës dhe burimet kryesore, do të përmirësojë protokollet e komunikimit për sigurinë kibernetike nëpër sektorë dhe do të rrisë qëndrueshmërinë dhe gatishmërinë e shtetit për t’u marrë me kërcënimet e sigurisë kibernetike” shtoi ministri Shaqiri.

 

Në takimin e sotëm me perfaqësues nga më shumë ministri u raportua mbi aktivitetet e deritanishme, si dhe u diskutua për aktivitetet e periudhes ne vijim gjate vitit 2021.

 

Next Post

(Video) Shpërthimi në një fabrikë municioni në Çaçak, punëtorë të evakuuar dhe qytetarë

Një shpërthim ndodhi në kompaninë A.D në çaakak natën e kaluar rreth orës një. “Liria” në pjesën ku prodhohet municion. Qyteti u “trondit” nga shpërthimet e forta për gati dy orë. Deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi viktimat njerëzore dhe dëmet materiale, dhe sipas të dhënave jozyrtare, një depo […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: