Miratohet Propozim Ligji i ri për mbrojtjen e konsumatorëve.

vull
Gjoba deri në 10 mijë euro dhe ndalim të ushtrimit të veprimtarisë deri në dy vite për tregtarët që do të punojnë në mënyrë të pandershme
Me këtë Ligj sigurojmë mbrojtje të lartë të të drejtave të konsumatorëve dhe në të njëjtën kohë garantojmë kushte më të lehta për biznes.
Konsumatorët të cilëve u cenohen të drejtat nga përdorimi i praktikave të pandershme tregtare, praktikave mashtruese dhe agresive të tregtimit nga tregtari, kanë të drejtën e kompensimit për dëmin që kanë pësuar, kanë gjithashtu të drejtën e uljes proporcionale të çmimit dhe zgjidhjes së kontratës, ndërsa tregtarët gjobiten nga 500 deri ne 10.000 euro në varësi të madhësise së kompanisë.
Ligji parashikon ndalim të përkohshëm të ushtrimit të veprimtarisë për tregtarët e mëdhenj për një periudhë prej tre mujore deri në dy vjet dhe për tregtarët e vegjël nga 15 deri në 30 ditë.
Ministria e Ekonomisë po punon gjithashtu për një Ligj të ri të posaçëm për praktikat e padrejta tregtare i cili do të transponojë plotësisht direktivat evropiane për praktikat e padrejta tregtare në marrëdhëniet biznes-to-biznes në zinxhirin e furnizimit me produkte bujqësore dhe ushqimore, i cili do të rregullojë situatën nga shfaqja e disbalancit në fuqinë negocimit ndërmjet furnizuesve dhe blerësve.
Deri tani kjo direktivë nuk është transponuar në asnjë vend të rajonit, respektivisht vendet e Ballkanit Perëndimor, me ç’rast Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë vendi i parë që do të vendosë praktikë ligjore ndaj praktikave jokorrekte tregtare.

Next Post

UNT FILLOI INICIATIVËN PËR KTHIMIN E ELITËS SË EMIGRUAR AKADEMIKE

Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup zhvilloi për herë të parë iniciativën që ka për qëllim kthimin e mërgimtarëve shqiptarë me tituj akademikë në vendlindje. Iniciativa e UNT-së hapin e parë e realizoi përmes Tryezës së rrumbullakët ‘REVERSE BRAIN DRAIN’ (Kthimi i trurit në vendlindje) ku morën pjesë ministri i Arsimit […]

Subscribe US Now