MPB: Harmonizim i pagës minimale dhe rritja në shtator për 5%

vull
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se pagën e të punësuarve e paguan në bazë të Ligjit për punë të brendshme dhe Marrëveshjes kolektive. Në pajtim me Ligjin e ri për pagë minimale, paga bruto minimale është 26.422,00 denarë.
Paga e të punësuarve në MPB, për vendin më të ulët të punës, në pajtim me sistematizimin e MPB-së, me status të personave të autorizuar dhe nëpunës policorë është mbi pagën minimale të paraparë, që në mënyrë plotësuese do të rritet me rritjen prej 5%, e cila do të fillojë të paguhet nga muaji shtator i vitit 2022.
Për të punësuarit në MPB, të cilëve u paguhet paga sipas Ligjit për marrëdhënie pune është kryer harmonizim me pagën minimale duke filluar nga muaji mars, të gjithë të punësuarit sipas këtij Ligji do të kenë paga të harmonizuara përkatësisht paga të rritura.
Procesi i pagesës së pagave, si dhe të gjitha aktivitetet të cilat zbatohen në MBP, janë pjesë e kontrollimve dhe për këto arsye MPB-ja dhe SPM-ja kërkuan mendim nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale me të cilin mendim është konfirmuar vendosja ligjore e procesit të pagesës së pagave për të punësuarit në MPB. Kjo mënyrë e pagesësë, është në interesin e të punësuarve dhe me komponentën themelore të pagës, vlera e orëve për punë jashtë orarit të punës, punë gjatë natës, fundjavës, festave është më e madhe në krahasim me pagën themelore.
MPB-ja dhe SPM-ja në periudhën e ardhshme do të përpiqen për respektim të procesit paraprakisht të miratuar për harmonizimin e pagave në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Financave do të sigurojë mjete për rritjen e mëtutjeshme të pagave për të punësuarit në MPB.

Next Post

Kovaçevski: Vendimi për racionalizimin e shpenzimeve për institucionet duhet të respektohet

Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, theksoi se vendimi për racionalizimin e shpenzimeve për institucionet, duhet të respektohet. “Me vendimin e djeshëm çdo furnizim i mobilieve apo veturave duhet të miratohet nga Qeveria dhe do të bëhet vetëm nëse është e nevojshme. Në lidhje me shpenzimet e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: