MPB-ja demanton: Nuk është shpallur konkurs për punësimin e 500 policëve

vull

Ministria e Punëve të Brendshme i demanton publikimet në ”Alfa” dhe ”Skpojeinfo” të datës 05.08.2020 për kinse shpalljen e konkursit për punësimin e 500 policëve.

Për momentin në MPB nuk ka të shpallur konkurs për punësim të policëve, kurse shpallja e fundit për punësim është e datës gusht të vitit 2017. Në të vërtetë, edhe në linkun e theksuar në tekstet e të dy portaleve, i cili duhet të dretojë deri te shpallja e theksuar, është një faqe e zbrazët, përkatësisht për momentin nuk ekziston lajmërim për asnjë shpallje.

Ministria e Punëve të Brendshme edhe një herë apelon të mos publikohen lajme të rreme dhe dezinformata të cilat mund të sjellin huti në opinion, por insiston në informim të saktë, në kohë dhe informim të vërtetë, të cilat janë një nga prioritetet në punën e kësaj Ministrie.

 

Next Post

Takim i ministrit Nuhiu me Ambasadorin e Republikës së Sllovakisë Markush

Sot, 05 gusht 2020 (e mërkurë) ministri i Punëve të Brendshme dr. Agim Nuhiu realizoi takim pune me Ambasadorin e Republikës së Sllovakisë në Shkup Shkëlqesinë e Tij Henrik Markush. Në takim u konfirmuan marrëdhëniet miqësore, mungesa e çështjeve të hapura ose kontestuese ndërmjet dy shteteve, si dhe bashkëpunimi në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: