MPB: Qendra e pranimit për të huajt nuk ka të bëjë me emigrantët, për këtë dedikim funksionojnë dy qendra transitore në Gjevgjeli dhe Tabanoc

vull

Qendra e pranimit për të huajt është e dedikuar për qëndrim të përkohshëm të të huajve në rastet kur janë plotësuar kushtet e përfshira në dispozitat e Ligjit për të huajt, respektivisht për akomodimin e të huajve të cilët nuk mund të largohen nga territori i shtetit në afat prej 24 orëve, për çfarëdo arsye, kështu që vendosen në të në periudhë prej disa ditësh, derisa të krijohen kushtet që të largohet nga vendi.

Momentalisht në Qendrën e pranimit gjenden 11 persona, nga të cilët nëntë burra dhe dy gra (Gambia -3, Kosova -3, Pakistani -2, Senegali -1, Turqia -1, Portugalia -1). Më shpesh bëhet fjalë për punëtorë sezonalë, të cilëve u ka skaduar leja e punës ose e qëndrimit, argëtues në objektet gastronome pa qëndrim të regjistruar në vend, persona që janë hasur këtu pa dokument identifikimi, etj.

Ministria e Brendshme për MIA-n njoftoi se Qendra e pranimit për të huajt nuk ka kurrfarë lidhje me emigrantët.

“Qendra pranimi për të huajt ka në çdo shtet dhe ato nuk kanë absolutisht lidhje me emigrantët, siç disa media herë pas here keqinformojnë publikun, duke plasuar lajme të rrejshme. Për këtë arsye, ekzistojnë dy qendra transitore në shtet në Gjevgjeli dhe Tabanoc, që janë të karakterit ekskluzivisht transit dhe të cilat nuk kanë pika kontakti me Qendrën për të huajt”, theksojnë nga MPB-ja.

Qendra e Pritjes në Gazi Babë funksionon në mënyrë të pandërprerë tashmë 20 vjet, ndërsa në përputhje me Ligjin për të huajt nga Marsi i vitit 2006, qendra bëhet Qendër pranimi për të huajt dhe që atëherë ajo ende funksionon në të njëjtën formë dhe i shërben të njëjtit dedikim.

Sipas MPB-së, Qendra në Gazi Babë, edhe pse gjendet në një zonë të dendur të populluar, që nga hapja e saj, e deri më sot nuk ka asnjë rast të regjistruar ku popullata vendase të rrezikohej nga personat e ndaluar përkohësisht gjatë qëndrimit të tyre në Qendër, nuk janë është regjistruar prishje të rendit dhe qetësisë publike nga personat që ishin vendosur përkohësisht në të, as ndonjë dëm i mundshëm nuk është raportuar për popullatën vendase.

“Shtetasit e parë të huaj u pranuan në qendër më 4 prill të vitit 2001 dhe të njëjtit ishin viktima të tregtisë me njerëz. Numri më i madh i personave të ndaluar përkohësisht në nivel vjetor është regjistruar në periudhën nga viti 2013 deri në vitin 2016, më pas zvogëlohet dhe në vitin 2020 (119 persona gjatë gjithë vitit, të cilët qëndruan në Qendër për disa ditë) regjistrojmë numrin më të ulët të personave të ndaluar përkohësisht”, sqarojnë nga MPB-ja.

Lokaliteti në Gazi Babë u zgjodh në përputhje me dedikimin e saj të atëhershëm, respektivisht kategorisë së personave që duhej të akomodohen atje, për akomodimin e viktimave të tregtisë me njerëz ka qenë e domosdoshme të sigurohet lokalitet diskret dhe vështirë i arritshëm, në të cilin personat do të akomodohen në hapësira individuale dhe qëllimi i tyre parësor ka qenë mbrojtja e tyre nga jashtë, jo mbrojtja e mjedisit prej tyre.

Ridestinimi i Qendrës së pranimit për të huajt në 2006 dhe ndalimi i përkohshëm i të huajve në përputhje me Ligjin për të huajt, sipas MPB-së, kërkon objekt të mbyllur në të cilin personat janë ndaluar përkohësisht dhe është e nevojshme të ketë infrastrukturë që do parandalojnë vetëlargimin.

e personave të ndaluar, akomodimin përkatës të tyre sipas kategorive, hapësira shtesë dhe elemente të sigurisë, të kenë qasje të lehtë dhe të shpejtë deri te objekti, e në të njëjtën kohë të mundësohen të gjitha standardet ndërkombëtare për akomodim.

“U bënë përpjekje për të tejkaluar këto mangësi duke përshtatur dhe rinovuar ndërtesën, por kjo nuk ishte e mjaftueshme, kështu që sipas rekomandimeve të organizatave të shumta ndërkombëtare përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe të Avokatit të popullit si Mekanizëm kombëtar parandalues, të notuar në Raportin e posaçëm për situatën në Qendrën e pranimit për të huajt në Gazi Babë të dorëzuar në vitin 2019, ishte i domosdoshme të ndërmerren masa dhe aktivitete konkrete për dislokimin sa më të shpejtë të mundshme të Qendrës në një objekt tjetër përkatës, që praktikisht nënkuptonte ndërtimin e një objekti të ri të Qendrës së pranimit për të huajt”, shprehen nga MPB për MIA-n, e kjo nga ana tjetër nënkuptonte fillimin e kërkimit të vazhdueshëm të mënyrave për të dislokuar QPH-në në një objekt përkatës që do të përmbushë të gjitha standardet për qëndrimin e personave, por edhe standardet e sigurisë për funksionim normal.

Përparësia nga dislokimi i Qendrës është ajo se do të ketë qasje më të lehtë deri te dhe nga objekti në çdo kohë të ditës, e kjo parashikon ndërrime të rregullta të stafit, transportin e personave deri te pikat kufitare tokësore dhe në aeroportin ndërkombëtar për dëbim, transport deri te gjykatat kompetente, deri te spitalet… Reagimi dhe qasja më e shpejtë gjatë ngjarjeve të jashtëzakonshme si zjarret, fatkeqësitë natyrore, etj., por edhe funksionim më efikas të QPH-ve, me shpenzime të zvogëluara për ngrohje.

Në mënyrë që të përmirësojnë kushtet aktuale të disponueshme të Qendrës ekzistuese të pranimit për të huajt, në rrjedhë është ndërtimi i objektit të ri të Qendrës së pranimit për të huajt, i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit Kombëtar IPA për vitin 2016, shfrytëzues kryesor i së cilës është Ministria e Brendshme.

Dokumentacioni i projektit, respektivisht procedura e plotë rreth thirrjes publike, financimit, realizimin dhe mbikëqyrjen e këtij projekti IPA, për të cilin janë siguruar 1.470.724 euro, është në kompetencën e Delegacionit të KE-së, ndërsa MPB-ja është vetëm shfrytëzuese.

“Bëhet fjalë për objekt të vetëm unik në lokalitet përkatës jashtë vendbanimit, në afërsi të unazës, disa kilometra larg vendbanimit Bardovc. Ai është me kapacitet të njëjtë si ky ekzistues, i cili do të harmonizohet plotësisht me normat dhe standardet ndërkombëtare, sipas shembullit të qendrave të njëjta nga rajoni. E vendosur në anën verilindore të lokacionit PK 35, e mbyllur me oborrin e vet, rrugë dhe qasje, respektivisht hapësira e mbyllur është me përfshirje më të vogël se 20% të lokalitetit të përgjithshëm që është në dispozicion”, informojnë nga MPB-ja.

E mbyllur me oborr të saj, me masa sigurie bashkëkohore të implementuara plotësisht. I gjithë lokaliteti është e siguruar me gardh sigurie që paraqet brez mbrojtës i jashtëm, ndërsa përveç këtij gardhi formohet edhe një brez i dytë i gardhit mbrojtës rreth vetë objektit, duke formuar në këtë mënyrë rrethin e vet rreth objektit me rrugët e saj interne për qasje, në mënyrë që kjo qendër të funksionojë pa ndërprerë si njësi e veçantë e veçuar.

Next Post

Zëvendësministri Hasani apel qytetarëve: Vaksinohuni

Zëvendës Ministri i shëndetësisë Dr. Ilir Hasani apelon te të gjithë qytetarët që të vaksinohen dhe të respektojnë masat antikovid për shkak se rreziku nga armiku i padukshëm akoma nuk ka përfunduar. Postimi i plotë: Jemi të vetëdijshëm se profesioni që kemi zgjedhur është i vështirë. Netë pa gjumë, momente […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: