MPB: Sekuestrohet kokainë në rrethinën e Tetovës, arrestohet dileri (VIDEO)

vull

Më datën 12.04.2021 në ora 23:00 në parkingun e ndërmarrjes në f. Poroj-Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë- Njësia për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë nga liria e kanë privuar A.B. (31) nga F.Poroj.

Gjatë kontrollimit në automjetin “hamer”, me targa regjistrimi të Tetovës, të cilin e ai e ka drejtuar janë gjetur 100 paketime me madhësi të ndryshme të kokainës, nëntë paketime marihuanë, dy terezi dixhitale dhe dy telefona celular, kurse gjatë kësaj personi është sjellur në mënyrë agresive dhe fizikisht i ka sulmuar nëpunësit policorë.

Ai është arrestuar në Stacionin Policor Tetovë, automjeti i tij është sekuestruar për ekspertizë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër A.B. do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Next Post

Fajon: Sjellja e papërgjegjshme e Jansha mund të çojë në një luftë të re në Ballkan

Duke komentuar mbi ekzistencën e pretenduar “Non-paper” të Kryeministrit Slloven Janez Jansha, eurodeputetja Tanja Fajon tha se sjellja e papërgjegjshme në lidhje me të ashtuquajturën Përfundimi i planit të BeH për shpërbërjen paqësore mund të çojë në një luftë të re në Ballkan. “Këto ditë unë jam përmbytur me thirrje […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: