MPJ dërgon ekip diplomatik në Ukrainë për të ndihmuar në evakuimin e shtetasve të RMV-së

vull

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut njofton se po e dërgon një ekip diplomatik në Ukrainë, gjegjësisht ambasadori aktual, Krum Efremov, së bashku me një zyrtar tjetër konsullor me përvojë, do ta udhëheqin procesin në terren për të ndihmuar në evakuimin e shtetasve të RMV-së e bashkë me to edhe qytetarëve ukrainas të cilët kanë lidhje me shtetasit e RMV-së.

“Ju informojmë se deri më tani rreth 50 shtetas tanë janë larguar nga Ukraina, ndërsa 50 janë ende në territorin ukrainas ashtu si dhe familjarë të tyre, shtetas ukrainas. Prej tyre, 25 janë larguar nga vendbanimi i tyre dhe aktualisht janë drejtuar kah korridoret e sigurta; E monitorojmë vazhdimisht lëvizjen e tyre deri sa të largohen nga vendi dhe më pas Ambasadat dhe Konsullatat tona në vendet fqinje i ndërmarrin të gjitha aktivitetet për kthimin e tyre të sigurt në vendin tone”, thonë nga MPJ.

Ata informojmë se çdo lëvizje nëpër Ukrainë është vështirësuar seriozisht, ajo zhvillohet për gjatë rrugëve anësore, të cilat janë përplot andaj dhe lëvizja është e ngadaltë. Ministria e Punëve të Jashtme thotë se vijon ta monitorojë nga afër situatën dhe do ta informojë opinionin për çdo ndryshim të ri.

Next Post

Parlamenti miratoi një deklaratë që dënon pushtimin e Ukrainës

Me 100 vota pro, tre kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi Deklaratën që dënon sulmet ushtarake që kërcënojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Deklarata është dorëzuar nga deputetet Monika Zajkova nga PLD dhe Maja Moraçanin nga DOM, me procedurë të shkurtuar. “Ne konsiderojmë se agresioni i paprovokuar rus kundër Ukrainës […]

Subscribe US Now