MPJ: Palët në Afganistan të mundësojnë largimin e shtetasve të huaj dhe afganëve që ndodhen atje

vull

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me partnerin strategjik, SHBA-në, si dhe aleatët e tjerë të NATO-s u bën thirrje palëve në Afganistan që të mundësojnë largimin e të huajve nga shteti.

“MPJ u bën thirrje të gjitha palëve në Afganistan ta respektojnë dhe ta mundësojnë largimin e sigurt nga vendi për shtetasit e huaj, të cilët për momentin ndodhen atje, si dhe për banorët e Afganistanit të cilët dëshirojnë të largohen nga vendi. Ato subjekte dhe organizata të cilat janë në pushtet duhet ta mbajnë përgjegjësinë për mbrojtjen e jetës së njerëzve, si dhe për rivendosjen e menjëhershme të sigurisë dhe stabilitetit në vend”, thuhet në kumtesën e lëshuar të MPJ-së së RMV-së.

Ministria e Punëve të Jashtme më tej thekson se vazhdon me kujdes ta ndjekë situatën në Afganistan dhe të ndërmerr hapa drejt mbrojtjes së shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët gjenden në territorin e vendit.

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dje informoi se në Afganistan ndodhen rreth 100 shtetas të RMV-së.

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se i kishte informuar SHBA se qeveria janë në dispozicion për të ndihmuar me refugjatët nga Afganistani.

“Afganistani po përballet me një katastrofë të mundshme humanitare dhe kjo është arsyeja për të cilën ne, si Qeveri, i kemi informuar partnerët tanë strategjikë SHBA-të se jemi në dispozicion për të ndihmuar në përputhje me aftësitë dhe nevojat tona. Për të shpëtuar jetët e popullatës lokale, informuam se jemi të gatshëm të marrim përsipër dhe të pranojmë popullatën civile të Afganistanit që ka punuar për paqen në atë vend gjatë 20 viteve të fundit, ishte mbështetje lokale për forcat aleate të NATO-s, përfshirë edhe ushtrinë tonë, si dhe pranim të aktivistëve nga organizatat humanitare demokratike dhe organizatat e të drejtave të njeriut në Afganistan”, tha Zaev.

Ndryshe, situata në kryeqytetin afgan, Kabul po ndryshon shpejt teksa talibanët kanë hyrë në qytet dhe kanë marrë kontrollin e shumicës së qytetit, përfshirë edhe të Pallatit presidencial. E gjithë kjo ndodhi derisa presidenti afgan, Ashraf Ghani u largua nga shteti dhe forcat e sigurisë në qytet u larguan.

Next Post

​Një vit nga vdekja e veprimtarit dhe veteranit të UÇK-së

Sot bëhet një vit nga vdekja e veprimtarit dhe veteranit të UÇK-së, Rexhë Krasniqi. Krasniqi ishte zë i artikuluar i interesit nacional, aktivist dhe veprimtar i shquar. Rexhë Krasniqi ishte veprimtar i çështjes kombëtare i viteve ‘90-ta, një nga themeluesit e shoqatës për kthimin e shqiptarëve dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: