MPPS-Maqedoni: Fillon puna intensive për ligjin e ri të punës

vull

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nga sot fillon me punë intensive për ligjin e ri për marrëdhëniet e punës, me qëllim që të krijohet ligji i ri sistematik i cili do të përgjigjet në nevojat e një shoqërie bashkëkohore. Nga Ministria presin projekt-versioni të bëhet gati para fillimit të pushimeve vjetore, ndërsa menjëherë pas përfundimit të tyre të hapet një debat i gjerë publik.

“Në përgatitjen e ligjit të ri për marrëdhënie pune, do të marrin pjesë të gjithë faktorët në shoqëri, përfaqësues të punëtorëve, punëdhënësit, Organizata ndërkombëtare e punës, ekspertë nga fusha e punës. Në dialog të hapur me partnerët social, do të punohet në zgjidhje ligjore e cila njëkohësisht do të sigurojë mbrojtje dhe promovim më të madh të të drejtave të punëtorëve dhe nga e cila zgjidhje duhet të jenë të kënaqur edhe punëtorët edhe punëdhënësit”, informojnë nga MPPS.

Ligji i ri për marrëdhënie pune, thonë, do të harmonizohet me standarde ndërkombëtare dhe do ta theksojë vlerën e dialogut social. Për përgatitjen e ligjit, veçanërisht e rëndësishme është mbështetja të cilën Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e merr nga Organizata Ndërkombëtare e Pun

Next Post

Zaev nga biznes-forumi në Sarajevë: Duhet të bashkëpunojmë për të pasur sukses, çelësi është në partneritete dhe aleanca

Duhet të punojmë së bashku për të pasur sukses. Çelësi është në partneritete, në aleanca. Në kushtet e rreziqeve të trazirave globale, ne duhet të bashkohemi dhe të krijojmë platforma, bashkëpunim dhe partneritete që transmetojnë paqen rajonale, stabilitetin, parashikueshmërinë, tha ish-kryeministri Zoran Zaev në Forumin e Biznesit në Sarajevë. Ai […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: