Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

MPPS: Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve

1 min read

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se prej sot filloi pagesa e të drejtave në të holla nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe civile për muajin qershor 2022.

Përfituesit e të drejtave që posedojnë kartela debitore do të mund të tërheqin të holla në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa jo të gatshme në rrjetin e shitjes ose përmes sistemit bankar elektronik dhe celular prej sot – 4 korrik 2022.

Në mënyrë që të shmangen turmat përpara bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përfituesit që nuk shfrytëzojnë kartela, pagesa do të kryhet në 2 grupe, në filialet dhe ekspoziturat e bankave, sipas orarit të përcaktuar alfabetik, respektivisht sipas shkronjës së parë të mbiemrit, edhe atë:

  • 04.07.2022– А, B, V, G, D, Gj, E, Z, I, Ј, К, L,
  • 05.07.2022– M, N, Nj, O; P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, Xh, Sh