Murseli: ASH-AAA do ti fitojë komunat e Pollogut dhe do të ndërtojmë qendër rajonale për reciklimin e mbeturinave

vull
Fitorja e koalicionit ASH-AAA në të gjitha komunat e Pollogut do të mundësojë edhe zgjidhjen e problemit të kahmotshëm në Tetovë, me mbeturinat dhe deponitë ilegale. Kështu është shprehur kandidati i opozitës, Vullnet Murseli, i cili paralajmëroi edhe investime në mirëmbajtjen e qytetit dhe kushte për të punësuarit në Ndërmarjen Publike Komunale.
“Si fillim do të sigurohemi që punëtorët e ndërmarrjes komunale ti marrin në kohë pagat dhe tu paguhen kontributet. Do të rritet numri i kontenjerëve, do të sigurojmë kontenjerë nëntokësor. E rëndësishme është se ne si koalicion do ti fitojmë të gjitha komunat e pollogut dhe do të ndërtojmë qendrën rajonale për menaxhim të mbeturinave me partneritet publiko privat. Përveç pastërtisë kjo do tua ulë çmimin e taksës për mbeturina, sepse qendrat për menaxhim krijojnë edhe përfitime për kompanitë”, tha Vullnet Murseli.
Next Post

Sela: Pas 17 tetorit nuk do të ketë më komunë që do të udhëhiqet nga BDI, koalicioni ynë do të fitojë nga Struga deri në Likovë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nga Gostivari tha 17 tetori ka të bëj me vendlindjen, me shtëpinë me lagjen, me qytetin e me fshatin të cilit do të duhet ta ndërtojmë ta bëjmë të bukur dhe të ngrohtë. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nga Gostivari tha […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: