Murseli: Do të sjellim plan të ri urbanistik dhe do të ndërtojmë katër parkingje në kate

vull

Kandidati i opozitës shqiptare për kryetarë në Komunën e Tetovës, Vullnet Murseli, ka paralajmëruar miratimin e planit të ri urbanistik për Tetovën, si dhe do të revidojë planin detal urbanistik për Shik Jellakun.

 

“Në Tetovë është bërë krim urbanistik me ndërtimet pa leje. Komuna ka qenë e interesuar për rryshfete, nuk janë respektuar rregulla dhe kritere, ndërsa plane urbanistike janë sjellë vetëm për interesa personale. Janë ndërtuar banesa edhe në rrugica të vogla dhe pa parkingje. Me ardhjen time në krye të Komunës do të revidohen disa plane detale urbanistike siç është Shik Jellaku, do të angazhojmë ekip ekspertësh për planin e ri general për periudhë 20 vjeçare që do të ketë qëllim zhvillimin e zonës, ku do të ketë banesa individuale dhe kolektive, do të ndërtohen qendra banimi me parkingje dhe hapsira të gjelbërta e jo fjetore”, tha Murseli.

Murseli ka paralajmëruar edhe ndërtimin e katër parkingjeve në kate si dhe mundësinë për ndërtimin e parkingut nëntokësor në sheshin e qytetit. “Ne do të angazhohemi maksimalisht që të bëjmë rigrupimin e të punësuarve ku ka ma shumë nevojë. Sa i përket parkingjeve dhe happen e bulevardeve. Ndërtimi i parkingjeve si dhe ndërtimi i kapacitetee të reja për parking ne kemi paraparë katër parkingje në kate. Poashtu ne kemi paraparë të shihet mundësia e një parking nëntokësor te sheshi i qytetit për të cilin kemi plan për ta shndëruar sheshin në një hapsirë publike për të gjithë”, tha Murseli.

Next Post

Grubi: Nuk ka gjë që do kërkon Tetova të cilën nuk do e realizon Qeveria (VIDEO)

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit të Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë ku u prezantua kandidatja për kryetare, znj. Teuta Arifi dhe lista e këshilltarëve para të pranishmëve ka thënë se nuk ka projekt të cilin e ka sjellë Teuta Arifi e që nuk është realizuar, shkolla, rrugë, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: