Hidrocentralet nuk prodhojnë shumë sasi të energjisë, por shkaktojnë shumë dëm në ujin për pije. Kështu është shprehur, kandidati I ASH-AAA për Komunën e Tetovës, Vullnet Murseli, i cili paralajmëroi revidim të kontratave për hidrocentralet në Malin Sharr.
“Unë në përgjithësi do ti revidoj të gjitha lejet që janë dhënë për hidrocentralet. Unë nuk pajtohem të kemi hidrocentrale, sepse ata nuk prodhojnë shumë rrymë, ndërsa e dëmtojnë ujin. Kemi opsione tjera për energji siç janë ato fotovolltaike”, u shpreh Murseli.

You must be logged in to post a comment.