Murtezi: Thaçi politikan i dështuar dhe përçarës i votës shqiptare

vull

“Nuk duam të merremi me deklaratat e secilit politikan të dështuar të cilët qëllim të vetëm e kanë përçarjen e votës opzitare shqiptare, por megjithatë është evidente se kjo shumicë është shumë e frikësuar dhe vetë deklaratat e tyre flasim për këtë frikë të humbjes së shumicës”.

Kështu është shprehur zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani për deklaratën e kreut të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ku thotë se “katër deputetë të kësaj partie do t’i bashkohen shumicës parlamentare”.

“Përndryshe, ne jemi të fokusuar në raundin e dytë dhe mundohemi të fitojmë sa më shumë komuna. Për gjithçka tjetër mbetet të flasim pas përfundimit të raundit të dytë. Për një qeveri e cila është në rënie të lirë është e kuptueshme të vardiset kaq hapur, por një gjë është e sigurt: 1 nëntori do të sjellë një qeverisje të re fillimisht në Qytetin e Shkupit, e pastaj edhe në pushtetin qendror”, tha më tej Murtezani.

Next Post

PDSH do të qëndroj pas Ramiz Merkos dhe BDI-së në Strugë

Sot u arrit marrëveshja e bashkëpunimit mes PDSH-së dhe BDI-së për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në 31 tetor. Programi ynë gjithëpërfshirës i bashkon të gjithë në një qëllim të vetëm: ndërtimi i një qyteti më të mirë për të gjithë. Mbështet Agjendën e gjelbër në 31 tetor dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: