Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

NASER MIFTARI NGA RAVENI NDEROHET ME MIRËNJOHJE NGA KRYETARI TARAVARI

1 min read
Kryetari I Komunës së Gostivarit, Arben Taravari e ka pritur për ta nderuar veprimtarin nga fshati Raven, Naser Miftari.
“Mes emocioneve për sakrificën, mundin dhe atdhedashurinë, kisha nderin të bisedoja me z. Naser Miftari nga fshati Raven, të cilin sot e prita në takim në kabinetin tim.
I shquar për kontributin e tij patriotik, e dekorova atë me mirënjohje për rolin e tij të spikatur në organizimin e mërgatës shqiptare në Bosnje dhe Hercegovinë; ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave të shqiptarëve në BeH.
Z. Miftari shquhet dhe mbahet mend edhe për organizimin e strehimit të shqiptarëve të luftës në Kosovë dhe në BeH.
Ai ka qenë pranë shqiptarëve dhe ka ndihmuar ata me grumbullimin e ndihmave edhe gjatë fatkeqësive natyrore që kanë ndodhur në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri.
Ai së fundmi mban edhe titullin “Kalorësi i Urdhërit të Flamurit”, me të cilin u dekorua nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë”, ka thënë Taravari.