Nazim Taipi nga Tearca: Jam i bindur në fitoren, kemi program konkret  për ta përmirësuar jetën e qytetarëve

vull

Nga Tearca e tij, aty edhe ku  synon që të bëhet kryetar, Nazim Taipi, u shpreh i bindur në fitoren e  tij. Mbështetja tha do të jetë e pastër dhe votat në ditën e 17  tetorit do të jenë pastër. “Ne do të fitojmë sepse i kemi projektet e  kemi vendosshmërinë, e kemi dijen e kemi ndershmërinë.

Ne jemi të  këtij nëqielli, jemi takuar shpesh herë më parë. Do të diskutojmë për  hallet e komunës, kërkesat e popullatës, sepse qeverisja e keqe për 16  vite vetëm se i ka rënduar ato”, deklaroi kandidati i opozitës  shqiptare për komunën e Tearcës, Nazim Taipi. Taipi tha se ka vendosur  të jetë pjesë e ndryshimit ngase mendon se në këtë komunë mund të  ndodhin gjëra të mira në të mirë të qytetarëve, ndërsa këto mundësitë  nuk janë shfrytëzuar nga pushtetet e kaluara.

“Së bashku me ju do të  bëjmë sigurt ndryshimin, do të bëjmë ndryshimin sepse duhet tu thuhet  mjaft atyre që premtojnë shumë e nuk realizojnë asgjë. Nuk mund të  vazhdohet përpara me ata që nuk i mbajnë premtimet. Nuk mund të  zhvillohemi me ata parti që kanë dështuar”, deklaroi mes tjerash  Taipi. Ai tha se në vitin 2021 atij i vjen turp që komuna e Tearcës  nuk ka një menaxhim të mbeturinave dhe janë lënë ato tek dera e  shtëpisë. Sipas tij me 17 tetor me Aleancën për Shqiptarët dhe  Alternativën, do të fitojnë njerëzit që e duan punën dhe që dinë të  punojnë. “Ne kemi përgatitur një program me projekte konkrete. Nuk  flasim teorikisht, ne kemi zgjidhje reale për problemet. Ne nuk  premtojmë, ne planifikojmë dhe punojmë”, deklaroi Taipi.

Next Post

Vica e Hisen Xhemailit mirëpriti Teuta Arifin

Kandidatja për kryetar komune në Tetovë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim Teuta Arifi së bashku me HIsen xhemailin kanë vizituar fshatin Vicë të malësisë së Tetovës. Xhemaili në profilin etij në FB ka shkruar se Vica e Malësisë së Sharrit, në historikun e sajë gjithmonë ka qenë e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: