Më 04.03.2022 (e premte), Myftinia e Tetovës me rastin e ditës së mësuesit, organizoi një takim me hoxhallarët e Myftinisë që tashmë janë në pension. Myftiu në shenjë respekti në emër të Myftinisë të gjithë hoxhallarëve në pension iu shpërndau nga një mirënjohje.
Hoxhallarët në pension të cilët pranuan mirënjohje janë:
1. Shaban Ef Asani – (ish Imam në Xhaminë e fsh. Përshefcë)
2. Bajram ef. Asani – (ish Imam në Xhaminë e fsh. Debërcë)
3. Mr. Nashit ef. Mustafa – (ish profesor në FSHI)
4. Nasir ef. Dauti – (ish myezin në Xhaminë e fsh. Poroj)
5. Vesel ef. Selimi – (ish Myezin në Xhaminë e fsh Llërcë)
Ndërkaq në fund Myftiu i Tetovës i falënderoi hoxhallarët në pension duke përkujtuar rolin dhe punën e tyre që e kanë kryer me nder dhe duke shërbyer për popullin tonë në këto troje.
You must be logged in to post a comment.