Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Ndërprerje e komunikacionit në rrugën Kërçovë – Ohër

1 min read

Për shkak të punimeve ndërtimore (minimi) në rrugën A2 Kërçovë – Ohër, në pjesën Presekë – Pesoçan, sot në periudhën prej orës 12:00 deri në ora 15:00, komunikacioni do të jetë në ndërprerje për 10 deri në 15 minuta, njofton NP Maqedoni.

Nga AMSM, nga ana tjetër, bëjnë të ditur se qarkullimi në rrugët shtetërore është pa ndërprerje, në rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.