Ndërroi jetë Qibir Esadi, kamarieri i njohur nga Tetova

vull

Është ndarë nga jeta Qibir Esadi nga Tetova. Së fundmi, ai kishte vuajtur nga një sëmundje e rëndë.
Esadi ka punuar si kamarier në restorantin e njohur në Tetovë, “Delfin”.

Lajmin për ndarjen nga jeta e ka bërë të ditur gazetari nga Tetova, Urim Saliu, i cili ka qenë mik i mirë i të ndjerit.

“Ike ashtu siç jetove – plot ndershmëri. Ike me melankolinë e pranverës që po troket plot trishtim. Na këpute zemrat Bilo. Lamtumirë o njeri i mirë”, ka shkruar gazetari Urim Saliu. Ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Qibir Esadin.

 

Next Post

Drejtori Shaqiri pranon donacion për Klinikën Universitare të Pulmologjisë dhe Alergologjisë: Do të shfrytëzohen nga pacientët të cilët hospitalizohen

Sot në cilësinë e drejtorit organizativ së bashku me drejtorin medicinal prof.d-r Dejan Dokiq në ISHP Klinika Universitare e Pulmologjisë dhe Alergologjisë- Shkup pranuam një numër të konsiderueshëm (dyshek dhe jastëk) që do të shfrytëzohen nga pacientët të cilët hospitalizohen në klinikën tonë. Donacioni u dhurua nga kompania e mirënjohur […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: