Ndërtimi i minares së Xhamisë “Ali Pasha”, i uli në tavolinë Zaevin, kryetarin e Ohrit dhe “Sovestin”

vull

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot ka realizuar takim me u.d. kryetarin e Komunës së Ohrit, Konstantin Georgievski dhe u.d. drejtoren e IN Enti dhe Muzeu Ohër, Eleonora Novakovska me përfaqësues dhe kryetar të shoqatës së qytetarëve “Sovest”, Mihail Trendafillov, njofton Portalb.mk.

Në takim është biseduar për çështjen e ndërtimit të minarës së Xhamisë “Ali Pasha” në qendër të Ohrit, që sipas autoriteteve komunale, por edhe organizatës joqeveritare “Sovest”, po ndërtohet pa leje.

“në takim kemi biseduar për problemet e trashëguara për ndërtimin kontestues pa dokumentacion përkatës të një pjese të objektit religjioz në qendër të qytetit dhe për gjetjen e zgjidhjes në pajtueshmëri me ligjin, por është diskutuar edhe për aspektet e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në Ohër, e cila është me rëndësi për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Sipas kumtesës, kryeministri ka theksuar se institucionet do të veprojnë në pajtueshmëri me ligjet e Maqedonisë së Veriut dhe nëpërmjet dialogut me të gjitha palët e përfshira dhe duke e pasur parasysh se kjo çështje është mjaft sensitive, do të gjendet zgjidhje në interes të qytetarëve të Ohrit dhe të shtetit e cila mbetet e përkushtuar për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore që e posedon qyteti i Ohrit.

Në periudhën e kaluar, kundër ndërtimit të minares kanë protestuar nga shoqata “Sovest”. Për shkak të protestave, ndërtimi i minares është ndaluar. Portalb.mk ka tentuar që të kontaktojë me përfaqësuesit e BFI-së, por të njëjtët nuk kanë qenë të kapshëm për redaksinë tonë.

Ministria e Kulturës në shkurt të vitit 2018, formoi Komision nga persona profesional që t’i inspektojë rrethanat në lidhje me restaurimin e Xhamisë Ali Pasha në Ohër. Grupi punues erdhi në përfundim se ministri i Kulturës nuk ka bazë që t’i ndërpret punimet, por i inkurajon të gjitha institucionet kompetente të veprojnë nëse ka indikacione për shkelje të procedurave ligjore.

Xhamia e “Ali Pashës” është ndërtuar në vitin 1573 nga Sulejman Pasha. Në këtë kohë ajo gjithashtu shërbeu si një shkollë e mesme fetare. Më vonë në vitin 1823 xhamia është rinovuar nga veziri Ali Pasha, prandaj edhe e ka marrë emrin e tij.

Next Post

Gjenerallejtënant Rrahman Rama vlerësoi lart procesin e testimit dhe vlerësimit të kandidatëve për rekrutë të FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, vizitoi kazermën ,,Skënderbeu’’ të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes(KDS) në Ferizaj, duke u njohur nga afër me procesin e testimit dhe të vlerësimit të kandidatëve, që kanë konkurruar për t’u bërë ushtarë të Ushtrisë së Kosovës. Me këtë rast, komandanti […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: