Ramazani në Kamjan të Tetovës këtë vit do të bëhet në një atmosferë ndryshe. Për lajmërimin e kohës së iftarit do të kriset me top. Kjo paralelel me dritat e xhamive që ndizen dhe ezanit që thërret në kohën e iftarit. Ky informacion është publikuar në fb faqen e këtij fshati “kamjan.com” , ku thuhet se paralajmërimi I çeljes së iftarit me krismën e topit është një risi që e ka mundësuar një bashkëfshatar i I tyre.
“Risi në Kamjan !!!
Për nder të Ramazanit si obligim fetarë, një bashkëfshatari ynë, për kamjanasit dhe rethinën, na ka donuar një top simulues për mes së cilit do kryhet paralajmërimi i çeljes së Iftarit gjatë 30 ditëve të Ramazanit !!!”, thuhet në njoftim.

You must be logged in to post a comment.