Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2022 janë arrestuar 110 kriminelë të kërkuar me urdhërarreste në territorin e SPB Tetovë

1 min read
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, nga ana e nëpunësve policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë janë arrestuar 110 persona të cilët me urdhëresa gjyqësore janë kërkuar për vuajtjen e dënimeve me burg, pjesa më e madhe a tyre nga rajoni i Tetovës, kurse në dy muajt e fundit edhe nga rajoni i Gostivarit.
Numri më i madh i tyre janë shoqëruar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Tetovë, kurse kanë qenë të dënuar me dënime me burg për delikte pronësore, “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, si dhe për vepra tjera penale.