Në Gostivar hapet klubi për të rinj “Green Club”

vull

Në Gostivar hapet klubi për të rinj “Green Club

FR-BDI dhe Iniciativa qytetare “Gostivari që dua” hapin në Gostivar klubin për të rinj të emëruar “Green Club”. Të rinjtë që vinin, paraprakisht regjistroheshin për të qenë pjesë e këtij klubi. Pas tyre arritën edhe kandidati i këtij subjekti për kryetar komune në Gostivar, Nevzat Bejta, disa nga kandidatët për këshilltarë komunal dhe deputetë aktual të BDI-së nga Gostivar.

Të rinjtë e Gostivarit, meritojmë të jetojmë në një vend jo të rrezikshëm për shëndetin e tyre shkaku i ajrit të ndotur, rrugë të papastra e me rrezik nga qentë endacak, tha para të pranishmive Veton Sadiku, koordinatori i FRBDI në Gostivar.

“Ne, të rinjtë e Gostivarit, meritojmë një qytet që premton të ardhme. Ne meritojmë të jetojmë në një vend jo të rrezikshëm për shëndetin tonë shkaku i ajrit të ndotur, ne meritojmë rrugë të pastra dhe jo të mbushura me mbeturina nga do që i hedhim sytë. Ne dëshirojmë të daln në mbrëmje pa u rrezikuar nga qentë endacak. Ne duam një jetë të
mbushur me aktivitete kulturore dhe jo me kazino në çdo cep të qytetit. Ne duam një qytet që të ketë transport publik, terrene sportive modern, mjedise rekreative dhe arsim më cilësor. E pyesim veten se pse rinia largohet prej këtu dhe pse Gostivari po vdes për çdo ditë nga pak? Sepse ne të rinjtë e Gostivarit nuk i kemi kushtet për të jetuar këtu. Ne jemi të rinjë dhe prej vitesh nuk kemi pasur aktivitete kulturore ashtu siç duhet të jenë”, tha Sadiku.

Në katër vitet e fundit, tha ai, nuk kemi dëgjuar asgjë tjetër përveçse premtime boshe, ne kemi pasur
një Kryetar komune që neglizhoi problemet me të cilat po ballafaqohemi, dhe që realisht nuk qëndroi këtu në mesin tonë. Atë më tepër e pamë në Shkup se sa në Gostivar.

“Për këto katër vite, ai nuk bëri asgjë kundër ndotjes, kurse qentë endacak po bëhen gjithnjë e më të rrezikshëm. Ky kryetar komune as që u interesua për të gjetur zgjidhje për deponinë Rusino e cila po na helmon mjedisin, ajrin dhe madje edhe produktet bujqësore që mbjellim në trollin e helmuar. Për kaq kohë, ai nuk ka bërë asgjë për ta bërë Gostivarin një qytet më të mirë, ku të rinjtë do të kishin një vend të mirë për të jetuar. Por ne jemi të rinj dhe nuk duhet të qëndrojmë indiferent. Ne jemi të rinjtë e Gostivarit, ne do të angazhohemi për atë se çfarë e meritojmë, do t’i marrim punët në duart tona”, shtoi Sadiku.

Prandaj, tha ai, ne hapëm sonte Klubin e Gjelbër apo Green Club. Klubi i Gjelbër është më shumë se një vend ku ne do të vijnë të pimë kafe. Ky është vendi ku do të mund të zhvillojmë ide dhe të punojmë së bashku që ta bëjmë jetën tonë më të mirë në qytetin ku lindëm dhe u rritëm.

“Është një nismë mbipartiake ku të gjithë ata që dëshirojnë ta shohin Gostivarin me një të nesërme më të mirë, janë të mirë se ardhur. Nga ky vend i bukur, do të organizojmë aktivitete kulturor, ahengje, kinema në natyrë, aktivitete
sportive dhe argëtuese. Por mbi të gjitha ne duam të kontribuojmë në shoqërinë që i takojmë. Ne duam ta bëjmë Gostivarin më të mirë për të gjithë ne. Do të organizojë aksione për pastrimin e qytetit, do të marrë iniciativë kundër problemit të qenve endacak dhe largimit të Kazinove nga qendra e qytetit. Nga ky vend i bukur, do të organizojmë aktivitete kulturor, ahengje, kinema në natyrë, aktivitete sportive dhe argëtuese. Por mbi të gjitha ne duam të kontribuojmë në shoqërinë që i takojmë. Ne duam ta bëjmë Gostivarin më të mirë për të gjithë ne. Do të organizojë aksione për pastrimin e qytetit, do të marrë iniciativë kundër problemit të qenve endacak dhe largimit të Kazinove nga qendra e qytetit. Ne do të krijojmë hapësira ku të rinjtë mund të kalojnë kohë së bashku, dhe aty ku ne do të
punojmë për një të ardhme më të mirë për qytetin tonë. Fjalimin e mbyll me një porosi. Ky është Klubi i Gjelbër i të rinjve të Gostivarit – bashkohuni me ne, argëtohuni dhe njëkohësisht të punojmë që ta bëjmë qytetin tonë më të mirë për të gjithë ne”, tha më tej Sadiku.

Next Post

Administrata dhe institucionet shtetërore në shërbim të qytetarëve, Shaqiri: “Zero tolerancë ndaj korrupsionit”

Krijimi i një sistemi elektronik për paraqitjen e raporteve dhe ankesave elektronike në lidhje me shërbimet në administratën publike është një nga projektet në kuadër të digjitalizimit të shërbimeve të Ministrisë së Shoqërisë Infomatike dhe Administratës (MSHIA) dhe të Qeverisë së RMV-së. Kjo do t’u mundësojë qytetarëve të raportojnë një […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: