Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Në Liqenin e Ohrit janë gjetur dhe sekuestruar 3.400 metra rrjeta të peshkimit me rreth 680 copë të peshkut të kapur

1 min read

Më datën 29.07.2022 në intervalin kohor nga ora 01:00 deri më 15:00 nga ana e nëpunësve policorë të Stacionit Policor për Mbikqyrje Kufitare “Liqeni i Ohrit” janë ndërmarrë masa dhe aktivitete të përforcuara në ujërat e Liqenit të Ohrit, nga pellgu i lumit Sateska deri në f. Radozhdë –Strugë, gjatë të cilave janë gjetur dhe sekuestruar 17 rrjeta peshkimi, me gjatësi të përgjithshme prej 3.400 metrave dhe peshk të kapur prej 680 copave të troftës së Ohrit.

Poashtu është konstatuar edhe kundërvajtje sipas nenit 23 dhe 25 të Ligjit për lundrim të brendshëm, përkatësisht ngasjen e skuterit gjatë kohës së ndalesës, sipas nenit 68-a për mosposedimin e lejes së lundrimit dhe vërtetim për ngasjen e objektit lundrues gjatë kontrollit dhe kundër autorit do të parashtrohen kallëzime përkatëse.